Pep Guardiola i Manchester Cityt është shpallur trajneri i vitit 2022/23 nga UEFA. 52-vjeçari spanjoll fitoi konkurrencën me Simone Inzaghin e Interit dhe Luciano Spallettin e Napolit.
Skuadra e Guardiolës e mbylli sezonin me sukses të trefishtë: në Premier League, FA Cup dhe UEFA Champions League. Kupa me veshë të mëdhenj u fitua për herë të parë në histori nga “qytetarët”.
Ky ishte triumfi i tretë i Guardiolës në Champios (pa dy sukseseve me Barcelonën), duke e bërë atë vetëm trajnerin e katërt që e prek këtë arritje.
Nën drejtimin e Guardiolës, City ka fituar 13 trofe madhorë, duke përfshirë pesë tituj kampion në gjashtë sezonet e fundit në Premier League. Së fundmi, Citizens fituan Superkupën e Europës për herë të parë më 16 gusht, duke e bërë spanjollin trajnerin e parë që e fiton trofeun me tri klube të ndryshme.