Një e moshuar është gjetur pa shenja jete përballë një kantieri ndërtimi në Peqin. Dyshohet se 81-vjeçarja M. T., është mbytur në një kanal vaditës.
Policia njofton se për të moshuarën ka bërë të hënën kallëzim në Komisariatin e Policisë Peqin nipi i saj. 33-vjeçari kishte denoncuar se e moshuara ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.Dyshohet se e moshuara vuante nga shendeti mendor.