Pas shumë kohësh ngjitet në kategorinë e parë
Për herë të parë në histori futboll klub Shkumbini i Peqinit ka arritur që të kalojë në kategorinë superiore . Pas shumë vitesh përpjekje Peqini ia ka dal që të kap pikët e nevojshme që të kalojë në kategori e parë. Edhe pse nuk ka qenë një vit i lehtë futbollistët e Peqinit ia kanë dal që me lojën dhe rezultatet e fituara në ndeshje të marrin rezultatin që i ngjit në kategorinë profesioniste. Vlen të theksohet fakti, se Shkumbini u dënua sezonin e kaluar nga Komisioni i Disiplinës me zbritjen në kategorinë e dytë, pas dhunës në ndeshjen ndaj Dinamos, ku tifozët peqinas kapërcyen kangjellat e rrethimit të stadiumit, teksa u futën në fushë dhe sulmuan fizikisht gjyqtarin Sokol Bebja.Aventura e Shkumbinit në të dytën, zgjati vetëm një sezon, pasi skuadra peqinase arriti të siguronte menjëherë rikthimin në kategorinë e parë.Futbollistët por edhe antarët e klubit shprehen të lumtur për këtë arritje.
Në përfundimin e sfidës së sotme, futbollistët e ekipit peqinas, kanë festuar me tifozët e pakët të pranishëm në tribunën qendrore të stadiumit.