Tabletat e vajit të peshkut përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit.
Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni se i keni të vëna?
Kujtesa e dobët është një problem që prek miliona njerëz në botë dhe që në përdtishmëri mund të jetë me të vërtetë një kokëçarje.
Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës.
Ato ndikohen dhe nxiten nga problemet me gjumin, stresin, depresioni, mungesa e vitaminës B, tiroidja, alkoli, duhanpirja dhe ilaçet.
Në raste më të rënda, kujtesa e varfër nxitet edhe nga skleroza apo sëmundja e Alzheimerit.
Ky artikull i AgroWeb.org trajton probleme më të thjeshta me kujtesën që nuk kanë të bëjnë me sëmundjet e lartpërmendura.
Sëmundjet e rënda te kujtesës, kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor dhe jo thjesht kura natyrale që mund të përgatiten në shtëpi.
Më poshtë do të zbuloni ushqimet që ju nevojiten për një mendje në formë.
Bajamet për kujtesë të mirë
Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit.
Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3 të cilat janë fantastike për kujtesën dhe për shëndetin e syve.
Zhysni 5-10 bajame në ujë dhe të nesërmen grijini në mikser pa lëkurë.
Masën e përftuar ziejeni duke e bashkuar me një gotë qumësht.
Shtoni mjaltë dhe pijeni çdo ditë për 30-40 ditë.
Rozmarina për kujtesë të mirë
Kjo bimë fantastike është ideale për kujtesën dhe për trurin.
Ziejeni një tufë rozmarinë në ujë për pesë minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.
Pijeni çdo ditë për 3-4 javë.
Ju mund të përdorni edhe vaj esencial rozmarine duke e nuhatur çdo ditë.
Vaji i peshkut
Suplementët me vaj peshku përmirësojnë kujtesën dhe funksionet e trurit.
Acidet yndyrore tek vaji i peshkut parandalojnë formimin e pllakave të trurit që kanë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit.
Merrni 600 mg vaj peshku çdo ditë.
Ushqehuni rregullisht sa të keni munduesi me salmon, sardele, harengë dhe skumbri.
Frutat e pyllit
Frutat e pyllit siç janë boronicat, qershitë dhe manaferrat janë një burim i shkëlqyer flavonoidësh që përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën.
Konsumojini ato rregullisht që të merrni vlerat më të mira.
Ndër ushqimet e tjera më të mira për shëndetin e trurit, sipas të dhënave të AgroWeb.org janë avokado, panxhari, lëngu i kockave të mishit, brokoli, selinoja, vaji i arrës së kokosit dhe çokollata e zezë./AgroWeb.org
- Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.