Për herë të parë, Austria është paditur në lidhje me shpërthimin e Covid-19 në vendpushimin e quajtur, Ischgl

E veja dhe i biri i një 72-vjeçari austriak që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19 pasi u infektua në Ischgl, Austri, po kërkojnë rreth 100,000 euro kompensim nga qeveria.

Ato shihen si një rast testimi që përfshin qindra njerëz që u infektuan me koronavirus pas një udhëtimi në luginën Paznaun në shkurt dhe mars 2020.

Duke u nisur nga kjo ngjarje, lind pyetja: Çfarë do të ndodhte nëse një gjë e tillë do të kërkohej dhe në vendin tonë?!

Ashtu siç është raportuar herë pas here, rastet e abuzimit dhe keqmenaxhimit të situatës së pandemisë në Shqipëri kanë shkaktuar shumë humbje jete, për të cilat thuhet se një pjesë e vogël e tyre janë bërë të ditura për publikun.

Po sikur, ashtu si në Austri shqiptarët të ngrinin zërin mbi padrejtësitë që u kanë shkaktuar humbje të mëdha tek njerëzit e tyre më të dashur dhe të hidhnin në gjyq shtetin shqiptar, cilët do të dilnin më të humbur ?!

Apo, siç ndodh rëndom në vendin tonë do të ishim sërish ne, shqiptarët që do të detyroheshim të paguanim dëmet e gjykatave, që në fakt janë shkaktuar nga keqmenaxhimi i politikës tonë që na lë në kurriz edhe barra të tjera, për të cilat nuk jemi përgjegjës?!

Dhe në fund thonë, drejtësia fitoi, por me një ndryshim të madh – në kurrizin e qytetarëve shqiptarë!