Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vizitua kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, të enjten për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus. Stoltenberg përmes kësaj vizite tregoi mbështetjen e aleancës ushtarake për Ukrainën ndërsa ajo po përgatitet për të nisur një kundërofensivë ndaj forcave ruse.
Stoltenberg vendosi një kurorë për të nderuar ushtarët ukrainas që janë vrarë gjatë luftimeve në lindje të vendit dhe vizitoi vendin ku gjenden automjetet e blinduara ruse të shkatërruara forcat ukrainase në kryeqytet.
Udhëheqësit ukrainas dhe zyrtarët e NATO-s nuk bënë menjëherë ndonjë njoftim për udhëtimin e Stoltenberg. Vizitat e zyrtarëve të huaj gjatë kohës së luftës shpesh mbahen të fshehta, por udhëheqësit e lartë që vizitojnë Kievin shpesh takohen dhe bisedojnë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.