Modelja e njohur, Xheneta Fetahu, di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e publikut. Ajo është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here provokon me postimet që bën.

Së fundmi, modelja ka publikuar disa fotografi në “Instagram”, ku mbishkrimi nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e saj.

“Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar”, ka shkruar Xheneta, duke ndezur menjëherë spekulime rreth kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, ndjekësit e saj kanë lidhur postimin me tensionet e fundit që ajo ka pasur me prezantuesen Sara Gjoka – të cilën Xheneta e akuzoi publikisht se i kishte shkruar ish-partnerit të saj gjatë kohës që ishin ende bashkë.