Për shekuj të tërë, njerëzit e kanë përdorur çajrat bimorë për të zgjidhur një sërë problemesh me stomakun.

Këtu përfshihet diarea, fryrjet dhe shtrëngimet e stomakut.

Këto çajra janë veçanërisht të rekomanduara kundër pagjumësisë, ankthit dhe stresit.

Njerëzit që përballen me stres të vazhdueshëm, e kanë të nevojshme të aplikojnë teknika të ndryshme qetësuese por edhe të bëjnë një gjumë të qetë.

Rituali më i mirë kundër stresit është pirja e një çaji bimor në mesditë dhe përpara gjumit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kamomili është një bimë shumë efikase për shëndetin mendor.

Kamomili I Tregon Trurit Si Të Qetësohet

Një studim i publikuar në revistën BMC Complementary and Alternative Medicine, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se kamomili jo vetëm që qetëson nervat por edhe përmirëson funksionin ditor të njerëzve të prekur nga pagjumësia.

Sipas studimit, thjesht aroma e kamomilit qetëson trurin dhe organizmin e stresuar.

Shkencëtarë të tjerë të fushës thonë se çaji i kamomilit rrit nivelet e melatoninës dhe serotoninës në organizëm.

Këto dy hormone janë të domosdoshme për një jetë pa stres dhe shqetësime.

Një teori tjetër për efikasitetin e kamomilit thotë se flavonoidi apigeninë që gjendet tek kamomili lidhet me receptorët e trurit dhe nxit qetësimin e tyre.

Përveç stresit, kamomili është shumë i mirë kundër migrenës dhe dhimbjeve të kokës.

Ai eliminon simptomat klasike të ankthit.

Sa Çaj Kamomili Në Ditë Duhen Për Gjumin, Ankthin Dhe Stresin

Të rriturit që kanë probleme me gjumin mund të konsumojnë 1 deri në 4 filxhanë çaj kamomili në ditë.

Një filxhan çaj duhet pirë patjetër përpara se të bini për të fjetur.

Nëse vuani nga stresi dhe ankthi, ekspertët rekomandojnë pirjen e dy deri në tre filxhanëve në ditë.

Sa Kohë I Duhet Kamomilit Të Japë Efekt Në Organizëm

Efikasiteti i çajit është i tëri në varësi të problemit.

Nëse çajin e pini për t’u relaksuar apo për gjumë, atëherë ndikimi i tij ndihet pas gjysëm ore deri në një orë.

Për përgatitjen e tij mjaftojnë dy lugë çaji me kamomil të thatë në një gotë ujë.

Pas zierjes për 5 minuta, hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni enën me kapak për 10 minuta.

Më pas kullojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë./AgroWeb.org