Përmbajtjet ekskluzive në një platformë të caktuar janë mënyra më e mirë për të rritur shitjet e hardware-ve të ndryshme, dhe Kanye West po shfrytëzon këtë strategji për të rritur shitjet e Stem Player.
Ai lajmëroi se albumi i tij i ri “Donda 2” do të mund të dëgjohet vetëm në këtë platformë, dhe jo në Apple Music, Amazon, Spotify apo YouTube. Ye tregon se arsyeja se përse ai mori këtë vendim është se “artistët sot përfitojnë vetëm 12% të parave që industria prodhon”.