Një makinë që mund të transformohet në një aeroplan të vogël ka kaluar testimet e para në Sllovaki.

AirCar u pajis me një çertifikatë zyrtare “Certificate of Airworthiness” nga Autoriteti i Transportit në Sllovaki pasi kaloi 70 orë testime rigoroze fluturimi. Gjatë kësaj kohe makina bëri më tepër se 200 ulje dhe ngritje për t’u siguruar se përshtatej me standardet e European Aviation Safety Agency.

Testimet sfiduese të fluturimit përfshinë manovra të shumëllojshme të fluturimit dhe performancës dhe demonstruan stabilitetin befasues në ‘aircraft mode’.” tha kompania në një deklaratë për shtyp ditën e hënë.

Një zëdhënës i Klein Vision tregoi për CNN se për të drejtuar këtë mjet hibrid duhet të jeni të pajisur me një patentë piloti, dhe shtoi se kompania shpreson se “AirCar” do të jetë zyrtarisht i aksesueshëm brenda këtij viti.

22-1-26-AVFlash-AirCar.jpg.optimal.jpg

AirCar fuqizohet nga një motor 1.6L BMW dhe mund të fluturojë në lartësinë maksimale prej 5,48 kilometrash. Në qershor makina arriti të kryente një fluturim testues 35 minutësh nga aeroporti i Nitra drejt Bratislavës, dhe pas uljes së suksesshme “mini-aeroplani” u shndërrua në një makinë normale dhe vijoi të lëvizte në qendrën e qytetit.

klein-vision-aircar-18.jpg

“Çertifikimi i AirCar hap dyert për prodhimin në masë të një makine fluturuese tepër efiçiente.” tha piloti testues Stefan Klein, i cili është krijuesi dhe drejtuesi i ekipit të zhvillimit.