Për disa kategori njerzish të shoqerisë sonë pushimet verore sado modeste qofshin konsiderohen ende një luks. Më e vështirë për të përballuar disa ditë pushime është për shtresat vulnerabël mes të cilëve edhe pensionistët.
Të paktën kështu deklaron pjesa dërrmuese e të moshuarve në Elbasan. Edhe pse jemi në muajn e fundit të sezonit veror të pakte janë ata pensionistë të cilët kanë pasur mundësi të shijojnë disa ditë pushime, pasi pjesa më e madhe e tyre për shkak të kushteve ekonomike janë detyruar të “struken” në hijet e parqeve apo të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Të moshuarit shprehen për Egnatia Neës se me pensionet që marrin e kanë të veshtirë të mbulojnë shpenzimet mujore ndërsa për pushime nuk kanë asnjë plan.
Prioritet për ta mbetet sigurimi I medikamenteve dhe I ushqimeve.
Përtej dëshirës për të pushuar qoftë dhe në destinacionet më të afërta për ta mbetet një “ënderr” e parelizuar e kushtëzuar nga të ardhurat ekonomike./egnatia news