Fiton Cërriku dhe Bajrami
Java sportive ka nisur me përballjet e ekipeve të grupmoshave. Sfida solli përballje mes ekipeve të U17 mes FK Bajrami dhe Shijakut.
Pavarësisht lojës intensive skuadra e Bajramit ia doli që të marrë një rezultat të thellë ndaj Shijakut. 4 gola të ekipit të Bajramit i dhanë fitoren ekipit elbasanas.
Futbollistët e Bajramit dominuan gjatë gjithë 90-minutëshit të lojës dhe morën vetëm një gol.
Ndeshja tjetër e grupmoshave u zhvillua mes ekipit të 21-vjeçarëve të Turbinës dhe Apollonisë. Me një gol vendimtar të futbollistit Latifi, Cerriku ia doli që të fitojë me rezultatin 3 me 2.
Porta e ekipit Cërrikas u mbrojt nga gardiani Miraka i cili pavarësisht përpjekjeve nuk arriti që ta mbante portën të paprekur.