Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit ‘Mjeshtri i Madh’ shkodran Kujtim Alija, ku të shumtë ishin ata që i bënë nderimet e fundit pavarësisht se në qytetin verilindor ditën e sotme binte shi. (Lexo edhe)

Në ceremoninë e shprehjes së ngushëllimeve nuk kanë munguar artistë të ndryshëm nga Shqipëria por jo vetëm.

Edmond Zhulali theksoi se po ndahemi nga një njeri i jashtëzakonshëm, i përkushtuar dhe me kontribut të madh për muzikën shqiptare.

“Shikoni vazhdimisht festivalet e fëmijëve dhe të kujtojmë Kujtiminin. Sot është një ditë shumë e dhimbshme për ne. Po ndahemi nga një njëri i jashtëzakonshëm, modelin e një muzikanti të talentuar, një njeri i përkushtuar dhe me kontribut të jashtëzakonshëm për muzikën shqiptare. Është një dhimbje e madhe dhe do ta kujtojmë me dashuri mikun e të gjithëve dhe sidomos të fëmijëve të Shqipërisë. Me Kujtimin, ke kryer shkollën e mesme së bashku. E kemi shtuar miqësinë edhe nga vajzat tona që jetojnë bashkë në Gjermani. Kam një lidhje të ngushtë jo vetëm profesionale por edhe familjare. Kam një dhimbje të madhe”, tha Zhulali.

Ndërsa Alfred Kaçinari deklaroi me emocione të forta se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të vinte kjo ditë.

“Nuk e kemi menduar kurrë se do të vinim për të përcjellë Kujtimin, një njeri shumë i mahd, një artist shumë i mahd, njeri i jashtëzakoshëm. Është i pazëvëndësueshëm”, u shpreh ai.

Artisti nga Maqedonia e Veriut, Brahim Aliu tha se Shqipëria dhe tërë shqiptarët e Ballkanit do të ndahen nga një Mjeshtër i Madh.

“Sot Shkodra, Shqipëria dhe tërë shqiptarët në Ballkan dhe në botë ndahen nga një Mjeshtër i Madh, dirigjenti Kujtim Alija, me të cilin jam njohur që nga viti 1993. Kemi vazhduar bashkëpunimin deri në ditën e vdekjes në të gjitha fushat. Kulmi i koncertit ishte viti 1997, koncerti profesional që e organizoi Medreseja në Shkup, nën udhëheqjen e Kujtim Aliajt, me profesionistë të thirrur nga artistë që ai i njihte vetë”, deklaroi ai.

Për Fax News doli dhe Ilir Zoga, i cili nënvizoi se kontributi Kujtim Aliajt për mbarë Shqipërinë është jashtëzakonisht i madh.

“Te të gjithë ne ka lënë një shije jashtëzakonisht të keqe. Kemi humb një nga miqtë tanë më të mirë, profesorin, kolegun tonë Kujtim Alija. Mbase nuk plotësohen fjalët, por kontributi i tij për mbarë Shqipërinë është jashtëzakonisht i madh. Nuk kam fjalë, jemi të gjithë të pikëlluar. Kujtimet e mija kanë qenë gjithmonë të veçanta me Profesor Kujtimin. Ka qenë miku dhe kolegu im”, tha Zoga.

Zef Çoba ndër të tjera tha se do të ndihet mungesa e Aliajt sidomos në festivalin e Këngës për Fëmijë.

“Të gjithë popullin që e ka duartrokit në këtë karrierë të gjatë. Është një ditë e trishtë për komunitetin e artistëve që humb një koleg, mik, shok. Kujtimi ka një kontribut të gjërë. Do të jetë i mangut vendi i Kujtim Alisë në festivalin e këngës për fëmijë. Do të ndihet mungesa e iniciatorit Kujtim Alija në koncertet e bilbilave të vegjël”, u shpreh Çoba.

Paçalin Pavaci nga ana tjetër tha se ka një peng të madh në zemër. I ndjeri e kishte ftuar të punonin bashkë por nuk kishte pasur mundësi të shkonte.

“Kur e kam marrë vesh më është këput shpirti. Më vjen keq se dy herë më ka thirr me ardh në SHkodër dhe me punu me të, por për shkak të impnjimeve të mija s’kam mund me ardh. E kam peng në zemër, sepse Kujtimi ka qenë një nga personazhet më të sinqerta të kësaj shoqerie që kemi. Të humbë Kujtimi është si me humb një vlerë jashtëzakonisht shumë e madhe. Jam shumë i prejkur. Para dy javëve më ka shkruajt një mesazh duke më mbështet me atë pakt që po bëjmë duke më dhënë kurajo dhe bile i thashë babës në ato momente që do i kthej mesazh Kujtim sepse ka vlerë shumë për mu. Shpresova me e taku, por këto ditët e fundit mësova që është keqësu dhe nuk e takova dot”, tha Pavaci.

fax