Regjisori Piro Milkani përcillet sot për në banesën e fundit. Familja bëri me dije se ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e sotme në varrezat e Sharrës.

Ndërsa më 27, 28 dhe 29 maj do të bëhen pritjet për ngushëllim në rrugën e Durrësit te funeral “Alba 2000”.

I biri i Piro Milkanit, Eno në një reagim për mediat tha se babai i tij nuk e humbi asnjëherë besimin se do të shërohej.

“Piro ka folur me filmat e tij në 60 vjet. E ndjente veten shumë të realizuar, sepse e thoshte e provoi skenari dhe aktrimin. Gjatë kësaj periudhe kishte ulje të rezistencës të organeve jetësore, por nuk e humbiste besimin thoshte do shërohem dhe kështu do të inkurajonim njëri-tjetrin”, tha Enio Milkani.

Artisti i popullit, Piro Milkani u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 85-vjeçare.