Një gur i lindjes është një gur i çmuar që përfaqëson periudhën e lindjes së një personi që zakonisht është muaji ose shenja e horoskopit. Gurët e lindjes shpesh mbahen si bizhuteri. Megjithatë kini parasysh që për shkak të interpretimeve të ndryshme, gurët përkatës për secilin muaj mund të ndryshojnë, ndaj nuk keni pse kufizoheni; mund të mbani çdo gur që mendoni se përcjell energjinë që dëshironi.
Janar – garnet: lidhet me vitalitetin, dashurinë dhe dritën.
Shkurt – amethyst: lidhet me spiritualitetin, qartësinë mendore dhe shërimin.
Mars – aquamarine: lidhet me lumturinë martesore dhe intelektin superior.
Prill – diamant: lidhet me forcën dhe dashurinë e përjetshme.
Maj – smerald: lidhet me inteligjencën e shtuar, objektivitetin dhe shërimin.
Qershor – perlat: lidhen me ndershmërinë, pastërtinë, mençurinë dhe fuqinë.
Korrik – rubin: lidhet me forcën, qëndrueshmërinë dhe kontrollin e zemërimit.
Gusht – peridot: lidhet me largimin e shpirtrave të këqij.
Shtator – safir: lidhet me mbrojtjen ndaj dëmtimit fizik dhe mendor, mbrojtjen nga qëllimet e këqija si zilia.
Tetor – opal: lidhet me dritën dhe magjinë.
Nëntor – citrin: lidhet me shërimin, lumturinë dhe sjell lehtësim për stresin dhe dhimbje të tjera fizike.
Dhjetor – topaz blu: lidhet me pasurinë.