Po mbahen homazhet në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të njohur shqiptar. Kryeministri Edi Rama, në fjalimin që po mban para të pranishmëve, tha se Kadare ndihet i mbrojtur Nënë Tereza, duke iu referuar instalacionit të shenjtores shqiptare që qëndron pranë arkmortit të shkrimtarit.
“Mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetërore. Ishte këtu. Kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene e cila po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty iu thashë, nuk ka më mirë.
Askujt nuk do t’i shkonte mendja çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj shqiptares që i takon botës asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës.
Duke pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili sy mbyllur do të ndihej i marrë nën mbrojtje nga të tërë ata shumë që s’e donin dhe ata jo pak që e donin, por s’do t’i donte asesi rrotul përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën.“, tha Rama./abcnews.al