Shqiptari dyshohet se mund të jetë pronari i të paktën tre bizneseve në Athinë.

GREQI– Miti që shqiptari Esmin Ferhati kishte ndërtuar gjatë pesë viteve të fundit, me pseudonimin e tij “Esko”, e lejoi atë të rekrutonte dhe të kontrollonte të rinjtë që kishin qënë ish të burgosur, duke krijuar një rrjet kriminal.

Protothema‘ shkruan se nuk është rastësi prezenca e personave pranë tij. Tre shqiptarët që ndodheshin pranë ‘Eskos’, ishin liruar nga burgu një vit më parë, pasi ishin dënuar me shumë vite burg. Një pjesë e madhe e grabitjeve dhe trafikut të drogës vinin nga banesat e studentëve. Por ajo që paraqet shumë interes janë punët e 30-vjeçarit shqiptar, pasi dyshohet se ai mund të jetë pronari i të paktën tre bizneseve në Athinë.

Zbulimi i tre bandave e kishin shndërruar Universitetin Politeknik në një fole kriminelësh. Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës, do të zbardhë një sërë grabitjesh dhe veprimesh të tjera kriminale të pazbardhura edhe sot e kësaj dite.

Hapi i parë në këtë drejtim janë rezultatet e testeve balistike mbi armët e gjetura, për t’u vërtetuar nëse janë përdorur në krime.

Përdhunime, drogë, grabitje! Si u bë Universiteti Politeknik i

Hapi i dytë është hapja e celularëve të personave të përfshirë, pasi nga të dhënat dhe kontaktet do të gjenden, thotë policia greke, anëtarë të panjohur të grupeve kriminale, por edhe persona të tjerë me të cilët kanë pasur transaksione, kryesisht në lidhje me marrëveshjet me trafikun e drogës.

Përdhunime, drogë, grabitje! Si u bë Universiteti Politeknik i

Në të njëjtën kohë po hetohen kontaktet e polices 22-vjeçare e cila “dogji” dy ​​operacione të policisë, duke u dhënë informacion bandave nëpërmjet partnerit të saj shqiptar për lëvizjet e policisë. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia e përfshirjes së personave të tjerë në “shërbimin inteligjent” të organizatave kriminale, si dhe mundësia që ata të jenë të fshehur në elementë të tjerë të armatimit të rëndë të Universitetit Politeknik. 

Përdhunime, drogë, grabitje! Si u bë Universiteti Politeknik i

Dy ditë më parë u arrestua shqiptari, Esmin Ferhati në Greqi, i njohur me pseudonimin “Esko”. 30-vjeçari vitet e fundit kishte gjetur strehë në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik, aty ku qëndronte prej 4 vitesh me grupin e tij, të përbërë kryesisht nga shqiptarë. Ata kanë kryer grabitje dhe rrëmbime.