Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Durrësit ku një 50 vjeçar ka përdhunuar mbesën e tij 27-vjeçare.

Shtetasi me inicialet F. B. u kap sot nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”

Njoftimi i Policisë:
Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. B., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.