WABetaInfo ka konfirmuar se përdoruesit e WhatsApp duhet të upgrade-ojnë aplikacionin në versionin 2.21.23.14 për të përfituar nga ky shërbim i ri.
Ju do të mund ta gjeni këtë shërbim nën seksionin e privatësisë në Settings të WhatsApp. Ai do të jetë opsioni i 4-t, pasi WhatsApp prej shumë kohësh ofron opsionet si Everyone, My Contacts dhe Nobody. Nëse ju përzgjidhni shërbimin My Contacts Except atëherë ju do të duhet të përzgjidhni kontaktin që ju dëshironi, i cili më pas nuk do të jetë në gjendje të shikojë informacione të caktuar rreth jush.
Gjithashtu, nëse një përdorues e heq Last Seen për disa persona specifikë, ai nuk do të jetë në gjendje të shikojë dhe Last Seen-in e personave të përzgjedhur. Mirëpo ky rregull nuk aplikohet në rastin e fotos së profilit apo seksionit About.
Përveç këtij shërbimi me update-in e ri të WhatsApp do të vijë një ndërfaqje e update-uar në seksionin e contact information. Ky ndryshim në dizajn ishte i aksesueshëm për disa përdorues beta.