Vladimir Putin ka thënë se është ‘monstruoze’ që fëmijëve perëndimorë u mësohet se mund të ndryshojnë gjininë e tyre.

Udhëheqësi i Kremlinit tha: ‘Është e tmerrshme kur fëmijëve në Perëndim u mësohet ideja se një djalë mund të bëhet vajzë’.

Putini është përballur rregullisht me kritika për shtypjen e tij ndaj komunitetit LGBT në Rusi, ku martesat e të njëjtit seks dhe ‘propaganda homoseksuale’ janë të ndaluara.

Presidenti gjithashtu pohoi se ekziston rreziku i shkatërrimit të jetëve të një brezi fëmijësh.

Ai tha: Është një moment thjesht monstruoz kur fëmijët shtyhen të besojnë që herët se një djalë mund të bëhet lehtësisht vajzë, dhe anasjelltas.

“Ata shtyhen të besojnë se kanë një zgjedhje, të imponuar ndërkohë që prindërit janë lënë mënjanë.

“Dhe një fëmijë detyrohet të marrë një vendim që mund t’i prishë jetën.”

(B.V/Faxweb.al)