Një biznes në pronësi të një shtetaseje është përfshirë nga flakët pak pas mesnate. Policia dyshon se ngjarja është e qëllimshme. Nga hetimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamëz, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.