Përfshihet nga flakët një banesë në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit të Korçës. Gazetari Roland Beqiraj raporton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës të quajtur “Ura e Fajancës”.

Mësohet se brenda në banesë ka qenë një grua, e sëmurë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë. Nuk dihen rrethanat e zjarrit, zjarrfikësja ende në vendngjarje për të shuar flakët.

Edhe policia me forca të shtuara bëri të mundur largimin e të gjithë njerëzve që ndodheshin brenda pallatit ku ra zjarri./abcnews.al