Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Pocestë të Maliqit.
Dy mjete zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen totale të zjarrit, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta./abcnews.al
