Një fabrikë e përpunimit të skrapit mes zonës së Babrrusë e Paskuqanit pjesë administrative e Kamzës, është përfshirë nga flakët. Brenda ka pasur dhe persona por fatmirësisht kanë arritur të evakuohen pas pësuar dëmtime.

Ekipet e emergjencave po evakuojnë banorët e banesave afër kësaj fabrike për shkak se përhapja e flakëve është masive dhe për të shmangur pasojat dhe po punohet për neutralizimin e zjarrit.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.