Përfshihet nga flakët një automjet në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në hyrje të tunelit të Kërrabës.
Policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Burimet bëjnë me dije se drejtuesi e ka braktisur mjetin vetëm pak sekonda para se ai të përfshihet tërësisht nga flakët. Ende nuk dihen shkaqet e djegies së mjetit.
