Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Murras, Elbasan.

Dyshohet se banesa ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Nuk ka të lënduar, pasi tre personat që banonin në shtëpi kanë arritur të dalin në kohë.

Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse ka qenë e vështirë, për shkak të largësisë së rrugës drejt fshatit, çka ka vonuar mbërritjen e ekipeve në vendngjarje. Si pasojë, banesa është shkrumbuar plotësisht.