Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit, duke shkaktuar panik mes tregtarëve. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Makinat zjarrfikëse të qytetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura dhe pritet të hetohen nga autoritetet përkatëse.