Një traget me 300 persona është përfshirë nga zjarri në brigjet e Suedisë. Autoritetet portuale njoftojnë se është duke u zhvilluar operacioni i shpëtimit.
“Një zjarr ka shpërthyer në garazh”, i tha AFP Jonas Franzen, zëdhënës i autoriteteve portuale suedeze, duke shtuar se tre helikopterë dhe shtatë varka ishin dërguar në vendngjarje dhe se ka filluar evakuimi i tragetit.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit. “Zjarri është nën kontroll”, i tha AFP një tjetër zëdhënëse, Lisa Mjorning.
Trageti “Stena Scandica”, ndodhej në ishullin Gotska Sandon, në juglindje të Suedisë. /abcnews.al
