Erion Murataj PSD

Një aksident ka ndodhur në Lushnje, ku i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur një 17 – vjeçar.

I riu ishte duke drejtuar një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport, kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin e Lushnjës me autostradën dhe është parë nga dy persona që po udhëtonin me makinë. Ata kanë ndaluar dhe i kanë ardhur në ndihmë 17-vjeçarit, i cili ishte duke u mbytur nga uji në kanal.

Pas njoftimit të policisë dhe ambulancës i dëmtuari që u nxor nga kanali nga persona që ishin kalimtarë  dhe u dërgua në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë.

17 vjeçari i quajtur Mateo është banor në Savër dhe kthehej në shtëpi. Policia në vendngjarje po kryen procedurat e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga dhe plagosjes së të riut.

Paraprakisht dyshohet se i dëmtuari ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës i cili është i mbushur me ujë.