Home BOTA Përfundojnë bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi

Përfundojnë bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi

202

Kanë përfunduar bisedimet Rusi-Ukrainë.

Mediat ruse shkruajnë se delegacioni ukrainas ka kërkuar nga Rusia tërheqjen e trupave të saj. Nuk dihet nëse palët kanë arritur një marrëveshje dhe çfarë hapi do të merret në orët në vazhdim. Kujtojmë që lufta në Ukrainë ka nisur mëngjesin e 24 shkurtit.

Putini urdhëroi ushtrinë e tij që të avanconte në Ukrainë, me synimin për të marrë kryeqytetit, Kiev.

Mirëpo, në kryeqytet, forcat ruse kanë hasur rezistencën e ushtrisë dhe forcave vullnetare, që po luftojnë për të ruajtur pronat e tyre. Ata kanë raportuar se gjatë këtyre luftimeve, i kanë shkaktuar humbje të mëdha palës ruse.

(BalkanWeb)