Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim 35-vjeçarin Sokol Sanxhaktari me akuzën për “vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Po kështu Prokuroria ka dërguar për gjykim dhe 42-vjeçarin Adriano Hajdari për të njëjtën akuzë.
Në gjyq kanë përfunduar dhe Amadeus Lamçja, 40 vjeç për “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarim të rremë” si dhe Mehmet Muça, 33 vjeç për të njëjtat vepra penale.Të katërt akuzohen për vrasjen e Florian Lamçes (Shabani).
Ngjarja ndodhi më 30 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 04:40 në një lokaln në qendër të Elbasanit