Roma është rikthyer në Shqipëri, por këtë herë jo për të luajtur një ndeshje finale të Conference League, por për të zhvilluar një test miqësor.
Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho ka mbyllur me sukses sfidën, në stadiumin i cili sjell kujtime të mira për verdhekuqtë që fituan aty një vit më parë Ligën e Konferencës. Ndeshja u mbyll 2-1 për Romën, ku El Shaarawy dhe Belotti shënuan në favor të italianëve, ndërsa ekipi i Partizanit rrëmbeu në penallti një gol nga Cara.
Partizani: Hoxha; Baruti, Preka, Buxhelaj, Hadroj; Bilali, Maget, Kote; Grezda, Keko, Bintsuka / Trajner: Zoran Zekiç
Roma: Rui Patricio; Llorente, Mancini, Smalling; Spinazzola, Aouar, Pagano, Kristensen; Bove, Belotti, El Shaarawy / Trajner: Jose Mourinho
Roma 2-1 Partizani
Minutë pas minute:
84- Penallti për Partizanin. Realizon Cara.
58- Grezda merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi. Pa problem për portierin Rui Patricio.
52- Tenton Pellegrini, pret portieri.
43- Keko pengohet në zonë. Arbitri Xhaja vendos të mos akordojë penallti, pavarësisht protestave.
26- Gol Roma. Belotti dyfishon shifrat. Gjithçka nis pasi Hadroji humbi topin.
12- Gol Roma. Realizon El Shaarawy, feston skuadra e Mourinhos.