Ka përfunduar mbledhja e 43 deputetëve të PD, një mbledhje e thirrur nga Gazment Bardhi.
Takimit i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe 13 deputetë të tij si dhe katër nga pesë aleatët që PD i kishte në listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit.
Pas diskutimeve me dyer të mbyllura, deputetët dhe aleatët ranë dakord që të ketë një mbledhje të përjavshme.
Më herët ishte kreu i PR Fatmir Mediu, që sugjeroi mbledhje të përjavshme.