Janë bërë të ditur mbrëmjen e sotme 5 nga 6 emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në logon e Partisë Socialiste.

Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë në Selinë Rozë, drejtuesit politikë të qarqeve ku do zhvillohen zgjedhjet në 6 bashki, kanë dalë dhe kanë bërë publikë emrat e kandidatëve zyrtarë që do garojnë në këto zgjedhje, përvecc emrit të kandidatit/es së Lushnjes që do njoftohet të martën në mëngjes.

I pari që ka dalë për të folur ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i cili njoftoi se Emirjona Sako do të jetë kandidatja. (Lexo ketu)

Menjëherë pas Gjiknurit, fjala iu dha Ulsi Manjës, drejtuesit të qarkut të Dibrës, i cili njoftoi se në zgjedhjet e pjesshme vendore për bashkinë e Dibrës do kandidojë Rrahim Spahiu.

Më tej Erion Veliaj, drejtuesi i qarkut të Tiranës, njoftoi se Edison Memolla do të kandidojë në Rrozgozhinë, ndërsa Blerim Shera në Vorë.

I vetmi që nuk e dha emrin sot ishte drejtuesi i qarkut të Fierit, Taulant Balla, i cili deklaroi se kandidati/ja për bashkinë e Lushnjes do të njoftohet të martën në mëngjes.

E fundit që doli në komunikim ishte Edona Bilali, e cila deklaroi se Majlinda Angoni është kandidatja e partisë Socialiste në Shkodër e cila garon në datë 6 mars.