Ka përfunduar votimi dhe numërimi i votave për kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike në Divjakë.
Elisabeta Rredhi është shpallur fituese me 240 vota, kundrejt kandidatit tjetër Gjergj Janko, i cili ka siguruar vetëm 159 vota.
Ndërkohë 6 vota janë shpallur të pavlefshme. Dy ditë më parë, Arjan Karriqi u zgjodh kreu i ri i degës së PD në Prrenjas dhe Ilirian Alliu u zgjodh kryetari i ri i PD në Librazhd.