Ka përfunduar numërimi i të gjithave votave nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Në webfaqen e Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, u përditësuan rezultatet nga numërimi i në të gjitha vendvotimet.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota apo 40.80%. Në përditësimin paraprak, kur kishin mbetur shtatë vendvotime pa u numëruar, LVV numëronte 341,672 vota apo 40.84%. Tani ka 609 vota më shumë.

Partia Demokratike e Kosovës ka 184,811 vota apo 22.03%, sipas përditësimit të fundit – 312 vota më shumë nga sa kishte në përditësimin paraprak më 12 shkurt (184,499).

Lidhja Demokratike e Kosovës tani ka 147,888 vota apo 17.63%. Në përditësimin e mëhershëm LDK-ja kishte 147,827 vota. Aktualisht ka 61 vota më shumë.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët kanë marrë 62,588 vota apo 7.46% – 279 vota më shumë nga 62,309 sa kishte në përditësimin e kaluar.

FOTO GALERI

1/2

Top Channel