Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi.

Sic njofton gazetarja e News24, Klodiana Lala, SPAK ka lexuar gjysmën e dosjes, 130 faqe  nga 230 faqe që ka dosja, ku ka paraqitur aktakuzat dhe provat bashkangjitur.

Mësohet se seanca që zgjati afro 6 orë, është shoqëruar me debate ndërsa Mbrojtja nuk ka nisur akoma.

Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne ngarkim te Ilir Metes ndërsa pritet vendimi per kalimin e dosjes për gjykim në themel.

Prokurorëve të Posacëm iu është kërkuar të lexojnë të plotë parashtrimet për kërkesën për gjykim, 214 faqe në total.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim paraprak në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Të pranishëm në seancë ishin Meta dhe Kryemadhi të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me masën detyrim paraqitje

© BalkanWeb