Pas kandidatëve për kryetarë bashkie, vijon numërimi i votave për këshillat bashkiakë. Numërimi ka mbaruar në 9 bashki,  ndërkohë që vihet re se ka një numër të zgjedhurish dhe nga PD zyrtare.

1-Fushë Arrëz: Ka 15 mandate për Këshill Bashkiak. Rezulton e para Partia Socialdemokrate me 13.22% të votave. E përkthyer në mandate, PSD ka fituar 3 mandate. Po njësoj ka fituar edhe PAA-ja që ka marrë 13.06% të votave. Partia Socialiste dhe Partia Kristian Demokrate kanë fituar nga 2 mandate. Ndërsa nga 1 mandat kanë marrë “Bashkë Fitojmë”, PDIU, ALD, PD dhe FRD.

2-Vorë: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate, “BF” 4 mandate, PAA 2 mandate dhe nga 1 mandat kanë marrë FRD dhe PR.

3-Kamëz: Ka 41 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 19 mandate, “BF” 11 mandate, PD 3 mandate, PSD dhe FRD nga 2 mandate dhe nga 1 mandat PR, PAA dhe PLL.

4-Elbasan: Ka 51 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 28, “BF” 12 mandate, PD 7 mandate dhe nga 1 mandat PD, PSD, Partia e Gjelbër dhe PDIU.

5-Cërrik: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 11 mandate, “BF” 3 mandate, PD 2 mandate dhe nga 1 mandat Partia e Gjelbër, Aleanca Progresiste LZHK, PLL, PSD, PAA.

6-Poliçan: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate ndërsa “BF” dhe PD nga 1 mandat.

7-Kolonjë: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 10 mandate, “BF” dhe PAA nga 2 mandate ndërsa PR 1 mandat.

8-Libohovë: Ka gjithsej 15 mandate. PS ka fituar 8 mandate, “BF” 5 mandate dhe PD 2 mandate.

9-Këlcyrë: Ka gjithsej 15 mandate. 3 mandate i ka fituar PS, ndërsa nga 1 mandat kanë fituar “BF”, PDIU, PADSH, ALD, ADK, PR, Aleanca Progresiste LZHK, PAA, PD, PSD, LRE, PASH.

Previous articleVideo. Tentoi të vriste një person rreth një vit më parë, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan (Emri)
Next articleZYRTARE/ Përfundon numërimi në Tiranë, Erion Veliaj fiton me mbi 58 mijë vota diferencë nga Belind Këlliçi