Ka përfunduar rinumërimi i kutive për votat për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës, ku rezultati nuk ka ndryshuar. 

Edison Memolla i Partisë Socialiste ka mbetur fitues ndaj Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’, këta të fundit u ankuan se votat u vodhën.

Pas rinumërimit të votave, Edison Memolla rezulton të ketë 5129 , ndërsa Hoxh 5108, vetëm 21 vota diferencë.Ndërkohë në rezultatin e KQZ-së, Memolla rezultonte më parë me 5133 vota ndërsa Hoxha me 5103.

Pas shqyrtimit në seancë, KAS do të marrë nesër vendimin për kutinë e burgut të Rrogozhinës nëse shpallet apo jo e pavlefshme.

Palët gjithashtu pritet të ngrenë kontestimet e tyre për fletët e pavlefshme dhe ato të vlefshme gjatë procesit të rinumërimit, të cilat do të merren në shqyrtim nga KAS.

1/6