Ka pëfunduar seanca maratonë në Gjykatën e Apelit të Tiranës për “përkatësinë” e vulës dhe logos së Partisë Demokratike në bejetën mes grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe “foltores” së Sali Berishës.
Gjykata e Apelit ka vendosur që çështja të rikthehet për rishqyrtim në Shkallën e Parë
“Sot Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë me një tjetër trupë gjykuese, çka ishte edhe një prej kërkesave tona. Ky ishte vendimi që u mor sot. PD vijon të drejtohet nga organet legjitime të saj, ditën e nesërme do të regjistrohemi në KQZ”, ka deklaruar avokati Indrit Sefa.
Lajmi në përditësim…