Ka përfunduar shqyrtimi i Gjykatës së Tiranës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj 23 personave mbështetës të Sali Berishës, që ishin pjesëmarrës në protestën e ditës së shtunë, 8 Janar.
Burime bëjnë me dije për Fax News se përpara gjykatës, reperi i njohur Stresi, i cili ishte në mesin e të arrestuarve, ka thënë se veprimet e kryera ndaj tij janë të paligjshme.
“Kjo është hera e parë që arrestohem në mënyrë të paligjshme”, mësohet se ka thënë Stresi në seancë.
Pas përfundimit të seancës për 23 të ndalurit e parë, gjytakata do nisë shqyrtimin e 11 kërkesave për të arrestuarit brënda selisë se PD,-së mbështetës të Lulzim Bashës.
Në nisje të seancës, mbështetësit e Berishës filluan me thirrjet: Basha ik!, dhe përshëndetën të pranishmit me dy gishtat lart.