Pas rreth një ore kohëzgjatje, ka përfunduar takimi mes ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe kreut të KQZ, IlirjanCelibashi, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues politik të partive, mes tyre Kryemadhi, Tabaku dhe Gjiknuri.

Bëhet me dije se tema për të cilën u diskutua lidhej me financimin e partive politike në Shqipëri, duke ndjekur zhvillimet e fundit, ku “Zëri i Amerikës” publikoi një lajm me pretendimin se PD kishte marrë 500 mijë dollarë financime nga rusët gjatë vitit 2017.

Pas përfundimit të takimit, ambasadorja amerikane nuk pranoi të jepte asnjë prononcim për mediat lidhur me tematikat e diskutimit.