Ka përfunduar pas rreth një ore takimi dypalësh mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ndërkohë që tashmë dy krerët e shteteve do të shkojnë në drejtim të ‘Tirana bussines park’, ku do të mbahet samiti me liderët e ballkanit perëndimor.
Më herët në vendin ku do të mbahet takimi ka mbërritur kryeministrja serbe Ana Brnabiç, presidenti malazez Milo Gjukanovic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Zoran Zaev i Maqedonisë.
Nga momenti në moment pritet të mbërrijë dhe kryeministri i Bosnje Hercegovinës, ndërsa samiti pritet të nisë në orën 11:50.
Pas takimit të përbashkët me liderët, Merkel do të takohet veçmas dhe me përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjes, ndërsa rreth orës 14:35 minuta do të ketë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.