Një sulm i rëndë ka ndodhur në një rrugë të Stambollit pasi një burrë i paidentifikuar ka goditur me thikë të paktën 11 persona.
Mësohet se viktimat janë dërguar për trajtim në Spitalin Esenyurt Necmi Kadıoğlu pranë vendngjarjes, ndërsa raportohet se të gjithë të plagosurit nuk ndodhen në rrezik për jetën.Një nga personat e plagosur, Mehmet Üstel, pretendoi se vrasësi me thikë nisi sulmin e tij në mëngjes dhe vazhdoi deri të paktën në mesditë, kur u kap nga autoritetet.