Erion Murataj PSD

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Volkovë të Shkupit. Sipas mediave vendase, një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur. Pas ngjarjes së rëndë autori është vetëvrarë.

“Rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vollkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje.

Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. M.N. është autor i mundshëm i vrasjes”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

I plagosuri është në gjendje të qëndrueshme.

“Është pranuar një pacient i plagosur nga armë zjarri. Për momentin po bëhen kontrollet e nevojshme. Gjendja e përgjithshme është e qëndrueshme. Pas kontrolleve pacienti do të vazhdojë kurimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike”, deklaroi Marija Sërceva, Drejtore e Klinikës së Traumatologjisë.

Policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes.