Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar këtë të diel në Portin e Durrësit, pasi dyshohet për një sasi të konsiderueshme në kontejnerë të ardhur nga Amerika Latine.

Abc mëson se BKH ka disa sinjalizime që vijnë nga përgjimet për persona të përfshirë në trafik droge.

Bëhet fjalë për kontejnerë të riskut të lartë, të cilët do të kontrollohen imtësisht nga autoritetet përkatëse.

Kujtojmë se tre ditë më parë në Portin e Durrësit u gjet një sasi prej 33.5 kg kokainë. Droga u gjet në kontejnerë me banane, rast ky i përsëritur pasi kjo nuk ishte hera e parë që gjendej kokainë në kamionët e kompanisë së bananeve.
/abcnews.al/