Ditët e fundit në qendër të vëmendjes, është publikimi një vendimi të gjykatës së Elbasanit, ku urdhërohej asgjësimi i një përgjimi dy ditor të një personi me emrin Taulant.

Por numri i përgjuar, përkon me atë të deputetit socialist Taulant Balla.

Kërkesa për asgjësimin e përgjimit kishte ardhur nga vetë prokurori në vitin 2016. Ish-ministri drejtësisë Ylli Manjani, si kundërshtar politik i kreut të grupit parlamentar socialist kërkon të shtyhet më tej ky debat.

Se kush e ka e kush po e shtyn këtë gjë s’di ta them, por padyshim që dikush e shtyn. Me shumë gjasë janë ekuilibra të prishur brenda kupolës së pushtetit ata që e hapin këtë çështje. Nëse Taulanti e ka mbushur kupën, do dalë edhe përmbajtja e tyre. Në të kundërt, Taulanti është nën shantazh dhe do jetojë gjatë me këtë situatë. Nëse SPAK ka vullnet të zbulojë ndonjë gjë, policët, përgjuesit, zbardhësit, prokurorët dhe gjykatësit janë gjallë dhe nuk kanë përse të mos dëshmojnë si persona që kanë dijeni për krimet në Elbasan”- shkroi Ylli Manjani në Facebook.

Vetë Taulant Balla deri më tani nuk ka bërë asnjë koment. Por, njerëzit pranë tij shpjegojnë se përgjimi përmban një bisedë të Ballës, me kolegun e tij demokrat, ku i kërkohej ndihmë për ti dhënë kujdes të shpejtë disa të plagosurve në një ngjarje në Elbasan në vitin 2016 ku mbetën të vrarë 3 persona dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Ndërkohë në portale publikimi i këtij vendimi pas 6 vitesh komentohet si një sulm që i vjen Taulant Ballës nga segmente brenda maxhorancës. Ja çfarë thuhet në një prej tyre.

“Strategjia duket e qartë. Të goditet Taulant Balla, sepse duke mos qenë asnjëherë ministër apo nënshkrues tenderash apo lejesh ndërtimi, ka përditë e më shumë fizionominë e një politikani që nuk është kapur asnjëherë me duar në thesin e parave publike. Kjo goditje e mirë strukturuar dhe që rrejshëm duket sikur rrjedh rastësisht, bie erë “komploti”, nga brenda radhëve të partisë”.

Këtë ngjarje, dhe një dëshmi të një prej personazheve të arrestuar në Elbasan, ish-kryeministri Berisha e shfrytëzoi për t’i bërë akuzë politike Ballës në parlament. 

Është një porositës i vrasjeve“- tha Berisha në Kuvend.

Top Channel