Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, të cilët duket se kanë djegur tërësisht stallën e bagëtive, ndërsa dyshohet se brenda mund të ketë edhe bagëti të djegura, edhe pse deri tani nuk raportohet për asnjë të tillë.

Mësohet se zjarri ka ardhur nga autostrada Lushnje-Fier dhe favorizimi nga era dhe temperaturat e larta kanë marrë tokat e fermerëve.

Stalla e djegur i përket familjes së Laver Buzit. Pjesëtarët e saj bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit janë djegur një sasi e konsiderueshme misri, gruri, por edhe shpendë e pula deti.

E zonja e shtëpisë shprehet: “Na u dogj gruri e misri i dimrit. Zjarri erdhi nga matanë rrugës. Lopën e nxorëm, të tjerat mbeten brenda. Jemi shumë të rrezikuar. Nuk dimë nga të ruhemi.”

fax