Vijon prej tre ditësh zjarri në malin e dukatit në Vlorë. Aktualisht vijon puna nga toka edhe pse është terren mjaft i vështirë.
Në vend ndodhen 30 efektivë të Forcave të Armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe të pyjores.
Pritet në varësi të situatës të këtë sërish ndërhyrje nga ajri ndërsa qëllimi mbetet lokalizimi i zjarrit për të mos vijuar drejt Parkut Kombëtar te Llogarasë.
Nga zjarri deri me tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre në zonë.
Një ditë me parë veç ndërhyrjes nga toka , në ndihmë gjatë gjithë ditës u punua edhe nga ajri me helikopter për të mos lejuar avancimin e flakëve./abcnews.al