Mjeku epidemiolog, Fabian Cenko, ka qenë i ftuar këtë të enjte në studion e Fax News për të folur mbi situatën Covid-19 në vendin tonë.
Mjeku Cenko theksoi se përhapja në masë të gjërë në popullsi e virusit Covid-19 ka ndikuar më shumë sesa vaksinimi në uljen e numrit të rasteve të reja ditore që po shohim së fundmi.
“Ky është i njëjti trend që vazhdon prej dy muajsh. Faktori kryesor lidhet me shpërndarjen e gjërë të infeksionit në popullaten shqiptare përgjatë gjithë periudhës së pandemisë. Mendoj se ky është faktori kryesor që përcaktoi numër të madh personash që krijuan imunitet. Vaksinimin do e vija më mbrapa, sepse trendi i rënie filloi nga mesi i marsit”, tha Cenko.
I pyetur mbi mundësinë e një vale të tretë në vjeshtë, mjeku Cenko u shpreh se e gjitha varet nga shpejtësia me të cilën do të vijohet me vaksinimin, si edhe me krijimin e shtamave të reja të virusit të rrezikshëm për të cilat mund të nevojitet një dozë e tretë vaksine.
“Nuk besoj që temperatura në vetvete të jetë faktor i rëndësishëm. Vjet, menjëherë sapo lockdoën u hoq, pikërisht në mes të qershorit kapi 50, 60 në ditë dhe më pas vazhdonte të rritej. Besoj se pjesa e temperaturave është një element shumë periferik. Besoj se nëse vjeshta do të ishte tani, ky numër i ulët do të vazhdonte dhe për pak kohë. Kur vjeshta të vijë pas 3-4 muajsh, meraku im do të ishte për ata ta pavaksinuarit. Sa shumë do të ishte imuniteti i krijuar pas një viti efektiv ndaj virusit. Është në varësi të dy faktorëve, ecuria e vaksinimit dhe elementi i dytë që nuk varet nga ne është dhe rreziku i shtamave të reja të virusit që mund të kenë karakteristika të ndryshme, të cilat do të kenë nevojë për dozë shtesë vaksine”, deklaroi Cenko.
Për sa i përket vendimit të BE, i cili e klasifikon Shqipërinë zonë me rrezik të ulët Covid, Cenko tha se nuk mjafton vetëm ky vendim i BE-së por duhet që vendimi të reflektohet në vendimmarrjet vetjake të secilit shtet.
“Ky vendimn politik i BE duhet të reflektohet ne vendimmarrjen e vendeve anëtare në raport me vendimet e tyre kombëtare. Italia mesa di unë nuk pranon shtetas shqiptar përtej atyre që i konsiderojnë për shërbime esenciale. Shpresoj që ky vendim i BE do lirojë dhe do jetë mbështetje për vendimmarrje pastaj që do ta lehtësojnë levizjen ne vendet anëtare. Të gjithë kanë kushtet e tyre. Pikërisht kjo vendimarrje e BE shpresojmë që të ndihmojë që Italia të lehtësojë lëvizjen e shqiptarëve”, tha ai.
fax web